(Video) Bashkëjetuesi vret 40-vjeçaren me kallash, Policia: Tentoi t’i japë fund jetës
January 9, 2022Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, ku burri ka vrarë me armë zjarri ish gruan e tij. Viktima është Xhuljana Topalli 40 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vetë autori, Niko Hila, 55 vjeç.
Sipas policisë, 55-vjeçari ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se çifti ka qenë i divorcuar.
Nuk dihen ende motivet e krimit të rëndë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes