(VIDEO) Bora shfaqet pa filtra dhe u përgjigjet atyre që e kritikojnë për photoshop: S’do tregojmë gjërat e këqija…
July 28, 2022Moderatorja Bora Zemani ka vendosur t’ju kundërpërgjigjet për herë të parë kritikuesve fotove dhe pamjes së saj të jashtme.
Fillimisht ajo publikoi një video ku ironizon duke i thënë djalit të saj Arborit, se po e xhiron këtë video “pa filtra” dhe e pyet: “Mirë kështu?”
Më tej në videot pasuese Bora ka bërë një reagim të gjatë në lidhje me të gjitha kritikat dhe mesazhet që ka marrë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Sipas moderatores përdorimi i fotoshopit dhe filtrave është diçka normale pasi të gjithë, ashtu ai ajo, tregojnë veten në mënyrën më të mirë të mundshme në rrjetet sociale dhe jo problemet e tyre.
“Atë videon pa filtër e postova sepse po lexoja disa mesazhe që thonin: “Ti nuk je kështu”, “Pse e ke bërë këtë video me filtër”, e këto gjërat kështu. Ka ca ndjekës që i marrin shumë personale, iu duket sikur po i gënjen. Në fakt nuk është kështu. Shumica e njerëzve që postojnë në rrjetet sociale përdorin edhe ndonjë filtër, përdorin edhe pak “FaceApp”. Pse mos të përpiqemi të tregojmë veten sa më bukur të jetë e mundshme. Se fundja rrjetet sociale për këto janë, nuk do të tregojmë gjërat më të këqija të jetës tonë nëpër rrjete sociale”- shprehet Bora, e cila vijon duke thënë se personazhet publikë si ajo, nuk e gënjejnë dot publikun pasi janë në ekran. Në fund ajo iu jep edhe një këshillë ndjekësve të saj, duke treguar se vetë ajo nuk e ka problem të dalë “pa filtra… por edhe filtrat të bukura janë.”
“Gjithsesi sidomos për personazhet publikë unë them që nuk e kanë luksin e madh të gënjejnë kaq shumë sepse ju mund ti shihni dhe në vende të tjera. Nëse do flasim për mua gjithë këtë vit unë kam më shumë në ekran sesa në Instagram kështu që nuk e kam pasur këtë luksin e madh të gjënje. Nuk ka asnjë gënjeshtër në në këtë mes. Mos u kompleksoni nxirreni veten dhe me filtra dhe pa filtra si të doni ju më mirë. Unë se kam problem të dal edhe pa filtra të them të drejtën. Po edhe ato filtrat të bukura janë…”- shprehet Bora.
Pak ditë më parë ajo publikoi një pjesë të bisedës me një prej mikeve të saj në rrjetin social Instagram dhe në mesazhet e shkëmbyera dy shoqet ironizonin kritikët e Borës për operacionet plastike.
Mesazhet:
Aulona: Pse nuk shkruajte- jo po filtra, jo po operacione, jo po photoshop.
Bora: Ja e shkruajte ti.
Aulona: Dikush duhet ta thoshte. Vetëm se unë s’ta them dot publikisht se s’më njeh njeri, s’jam vip.
Bora: Ti je super vip mi. Të ka peshë fjala. Bricjap mo.
Aulona: Faleminderit, nder i madh për neve.