(VIDEO) Dafina martohet ‘zyrtarisht’, ja çastet kur vendos unazën në gisht
August 11, 2022Dafina Zeqirit i ka ‘propozuar’ një fanse, madje i ka vendosur edhe një unazë në gisht teksa ajo performonte në skenë. Fansja ka publikuar videon në Instagram ku shkruan: “Gruaja. Crushi-im grua!”. Artistja e ka ripostuar videon në Instastory teksa shkruan: “U martuam zyrtarisht, vajzë”.
Dafina dhe Genc Halimi, ose i njohur nga të gjithë si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të showbizit shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë. Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.
Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin.
revista.one/