(Video e re) Pamje të rënda te Gjykata e Tiranës: Gruaja e tmerruar, ish-prokurori Cama ecën i plagosur

(Video e re) Pamje të rënda te Gjykata e Tiranës: Gruaja e tmerruar, ish-prokurori Cama ecën i plagosur

June 5, 2021 0

Kudret Saliaj mbeti i vdekur mesditën e djeshme në kryeqytet, te një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Ai pritej të futej në gjyq për divorcin me bashkëshorten Dhurata Saliaj, por babai i kësaj të fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë. I plagosur nga plumbat e pistoletës së Mexhit Picarit mbeti dhe ish-prokurori Adriatik Cama.

Sot, ka dalë një tjetër video nga ambientet e lokalit ku ndodhi vrasja. Ajo është regjistruar nga klientët e rastësishëm vetëm pak çaste pasi Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin dhe u largua. Në pamje, shihet një grua që kontrollon fillimisht trupin e viktimës Kudret Saliaj, e më pas ish-prokurorin. Duke bërtitur ajo rikthehet përsëri te trupi i viktimës, megjithëse nuk dihet nëse është e afërmja e Saliajt apo e ish-prokurorit Adriatik Cama.

Ky i fundit pas shkarkimit nga vettingu punonte si avokat, dhe në këtë rast ishte mbrojtës i viktimës Kudret Saliaj. Adriatik Cama shihet teksa qëndron në këmbë në mes të lokalit, me një plumb që e kapi aksidentalisht në gjoks.

revista.one/