(VIDEO) “E thirra unë protestën”/ Fifi i kthehet ashpër aktivistes, ja debati
August 31, 2022Organizatorja e protestës së mbajtur pasditen e sotme (31 gusht), Filloreta Raçi, ka debatuar me një protestuese.
Një aktiviste e shoqërisë civile po fliste në tubimin e sotëm në solidarizimin për ngjarjen makabër ku një 11 vjeçare u përdhunua nga 5 burra, por gjatë fjalës së mbajtur ajo falënderoi për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain. Në atë moment Fifi ndërhyri me tone të ashpra ndaj protestueses.
“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dehe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- tha aktivistja, ndërsa Fifi i pohoi me tone të ashpra asaj se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë, ndërsa u shpreh e revoltuar.
“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.”
Pjesë nga debati:
Aktivistja: Nuk po ndaj pronat unë do them vetëm kaq… Për çfarë e ke realizuar?
Fifi: Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)
Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.
Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.
Aktivistja: Unë besoj se femrat nuk duhet të ndahen, femrat duhet të bashkohen.
Ndërkohë teksa Fifi reagonte me tone të forta, pas saj qëndronte i dashuri i saj, Adisi.