(VIDEO) Edhe Bora Zemani u bashkohet protestuesve për Jonadën e vogël

(VIDEO) Edhe Bora Zemani u bashkohet protestuesve për Jonadën e vogël

August 10, 2022 0

Të hënën u mbajt protesta e dytë për Jonadën e vogël. Kujtojmë se javën e kaluar u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Mes protestuesve të shumtë është parë edhe Bora Zemani e cila ka marrë pjesë së bashku me djalin e saj mes qytetarëve të thjeshtë.

Videoja është filmuar nga personat e pranishëm në protestë, por vetëm sot është bërë virale në rrjet.

Deri më sot, Bora nuk kishte bërë asnjë lloj reagimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë. Duket se moderatorja ka vendosur të reagojë më së miri në fshehtësi, duke protestuar krah qytetarëve të tjerë.

Kujtojmë se në protestën e parë ka qenë i pranishëm gjithashtu reperi Stresi (Arkimed Lushaj), i cili u fotografua pranë moderatores Valbona Mëhilli.

revista.one/