(VIDEO) Eleni Foureira ndal koncertin pasi ngacmohet në skenë nga djali i miliarderit
June 10, 2024Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përballë me një situatë aspak të këndshme, me djalin e miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.
Në videot e bëra virale në rrjet, shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj dhe njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij. Më pas, këngëtarja shqiptare spërkatet me shampanjë nga miqtë e Marinakis. Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq.
Gjatë debatit midis këngëtares dhe djalit të miliarderit u tha:
Eleni: Prit të këndoj unë… Shikoni është shumë e bukur e gjithë kjo, por unë në këto momente po mundohem të punoj. Sapo më hodhët shampanjë në sy dhe kjo nuk është gjë e mirë. Do këndoj dhe një këngë dhe do e mbyllim, më vjen keq. Një sekondë i dashur (i drejtohet djalit) nuk e ke fajin ti. Një herë tjetër që gjërat të jenë më mirë.
Marinakis: Unë çfarë të bëj domethënë? Unë e hëngra jo ti.
Evangelos Marinakis zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel. Për këtë arsye besohet se lajmi nuk është pasqyruar në mediat greke.
Eleni Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, duke u renditur e dyta pas Izraelit.
revista.one/