(VIDEO) Fansi imiton Fifin kur i ra të fikët në BBV, këngëtarja ndalon performancën dhe i kthehet me “libër shtëpie”

(VIDEO) Fansi imiton Fifin kur i ra të fikët në BBV, këngëtarja ndalon performancën dhe i kthehet me “libër shtëpie”

August 12, 2022 0

Filloreta Raçi-Fifi, artistja nga Ferizaj e ka treguar disa herë se nuk dëshiron ta shohë ose të përmendet momenti kur ajo humbi ndjenjat në transmetim live në BBV.

Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, 28-vjeçarja shihet e prekur nga dikush që siç kuptohet ka imituar momentin e rrëzimit.

“Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show, nuk jam mësuar të bëj show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, u shpreh e revoltuar këngëtarja.

Ajo iu drejtua personit në fjalë dhe filloi ta këndonte këngën e famshme “Oj Lulija jonë me limona o, kush na ka inat iu q… nona o!”

Ky moment i Fifit i imituar sëfundi në koncert, u bë viral gjatë asaj kohe, duke u përfolur për muaj të tërë nga i gjithë publiku.

Sidoqoftë, Fifi e ka theksuar disa herë se është e lumtur që ka shijuar një eksperiencë të tillë si në Big Brother VIP.