(VIDEO) “Goleadori Manaj”, debutimi me tripletë me Barçën, që mund t’i ndryshojë jetën
July 22, 2021As në ëndrrat më ekstreme, Rey Manaj nuk mund të kishte imagjinuar një debutim të tillë me Barcelonën. Sulmuesi kombëtares jo vetëm që zbriti në fushë me ekipin e parë, por u kujdes ta kthente në historike paraqitjen e tij. Në miqësoren kundër Gimnastik, trajneri Ronald Koeman në pjesën e dytë ndryshoi të gjithë formacionin duke kryer njëkohësisht 11 zëvendësime, mes tyre ishte dhe Manaj.
Në minutën e 60-të, Manaj mori një top në zonë, me shumë klas dhe finesë, Rey arriti ti shmangej mbulimit të mbrojtësit dhe me një të djathtë potente dërgoi topin në rrjetë, një gol fantastik në sytë e kupolës drejtuese të Barcelonës.
Manaj nuk u mjaftua me kaq, në minutën e 86-të, u shërbye në mënyrë perfekte në zonë, por për ti dhënë më shumë shije këtij asisit vendosi ta dërgonte topin në rrjetë me gjoks, një tjetër veprim prej lojtari të madh që mori duartrokitjet e të gjithë tifozëve të pranishëm. Për të kompletuar mbrëmjen e tij perfekte, Manaj mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi në minutën e 90-të. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u tregua i sakte duke realizuar golin e tij të tretë personal dhe të katërtin për Barcelonën.
E ardhmja e Rey Manaj pas kësaj mbrëmje mund të marrë një tjetër rrjedhë, të realizosh tre gola për Barçën është diçka që nuk ndodh shpesh, për një futbollist shqiptar është thjeshtë diçka historike.
revista.one/