(VIDEO) I iku policisë me Benzin e zi, ja çfarë tha kur e kapën; Nis hetimi për keqtrajtimin e gazetarit

(VIDEO) I iku policisë me Benzin e zi, ja çfarë tha kur e kapën; Nis hetimi për keqtrajtimin e gazetarit

July 27, 2021 0

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes Benz C Class i cili i iku policisë me shpejtësi, është Gazmend Cani.

Ai ka thënë në polici se nuk ka lidhje me drogën dhe i iku policisë pasi u ndje i frikësuar. Cani është ndaluar si i dyshuar dhe për faktin se nuk iu bind forcave të rendit, por nga hetimet të cilat vazhdojnë ende, Gazmend Cani del të mos ketë gisht me grupin që kryenin shpërndarjen e drogës në zonë dhe më gjerë. Ai ka qenë rastësisht aty. 

Mes të ndaluarve është edhe Erjon Prenga. Ai është organizatori i grupit kriminal dhe shpërndarjes së drogës. Është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe vetë policia në fillim të operacionit ishte pesimiste. Pasi ky person është një nga eksponentët e grupit më të fuqishëm sa i takon shpërndarjes së kokainës në Tiranë.

Policia kishte informacione se kokaina shpërndahej në një dyqan ku sipër shkruhej: Makina me qira!

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona. 

Po kryhen ndërkohë veprimet edhe për rastin e incidentit me gazetarin Gjençaj.

Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. 

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona. Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj.

revista.one/