(VIDEO) I prenë rrugën dhe e qëlluan me kallash, biznesmeni nga Laçi para 10 vjetëve plagosi një 20-vjeçar

(VIDEO) I prenë rrugën dhe e qëlluan me kallash, biznesmeni nga Laçi para 10 vjetëve plagosi një 20-vjeçar

December 10, 2021 0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Pilot (Rakip) Rroli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit.

Mësohet se tre persona të cilët ishin duke lëvizur në këmbë i kanë prerë rrugën 55-vjeçarit i cili ishte duke udhëtuar me mjetin e tij. Autorët menjëherë kanë hapur zjarr në drejtim të biznesmenit i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur kontrollin e mjetit.

Fillimisht ai është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi.

Uniformat blu bëjnë me dije se në ndihmë të policisë së zonës janë nisur edhe grupet e FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve, të cilët menjëherë pas ekzekutimit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima rezulton si një ish i burgosur në burgun e Shënkollit. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Rroli njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit në Saxhak.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

revista.one/