(VIDEO) I ulet në gjunjë/ Propozimi i papritur i PM që ‘shtangu’ Sarah Berishën

(VIDEO) I ulet në gjunjë/ Propozimi i papritur i PM që ‘shtangu’ Sarah Berishën

September 26, 2022 0

Kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM? Së fundmi, Berisha festoi ditëlindjen që e kaloi në dasmën e një miku bashkë me DJ. Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot.

Kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë!

Megjithatë, PM i ka bërë të dashurës së tij një dedikim të ëmbël. Ndonëse u “justifikuar” duke thënë se nuk është romantik, Dj PM i ka shprehu fjalët më të bukura blogeres në këtë ditë të veçantë.

“Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”- shkruan Dj.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, është shprehur më parë se martesa nuk është në planet e tij të afërta.

revista.one/