(VIDEO) Ja kush bënte gara me motor në mes të Tiranës

(VIDEO) Ja kush bënte gara me motor në mes të Tiranës

September 8, 2021 0

Policia ka arritur të identifikojë dhe të procedojë penalisht 5 shoferët që bënin gara shpejtësie në rrugët e Tiranës.

Një prej shoferëve të proceduar penalisht është identifikuar nga policia falë videos të publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët, ndërkohë që shoferi është gjobitur edhe me 400 mijë lekë.

“Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka  organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

Nga kontrollet policore, ditët e fundit  janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar tërësisht për të krijuar një ambient social të sigurt  si dhe gjen mundësinë edhe njëherë të falenderojë qytetarët për besimin dhe denoncimet e shumta të adresuara në lidhje me rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit  rrugor dhe të cdo paligjshmërie tjetër që konstatohet.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional”, njofton policia.

revista.one/