(VIDEO) Korrenti shkakton tragjedi në Fushë Arrëz, vdes nëna me dy vajzat
May 28, 2022Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë Arrëz.
Nëna sëbashku me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktimë mbetën Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.
“Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike” njoftoi policia.
Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.
Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.
Ka qenë një nga familjarët që i ka konstatuar viktimat dhe më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur për ‘News24’, ndërsa ka treguar rreth situatës së si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai.
revista.one/