(VIDEO) Kritikoi programin, tani Luizi bëhet e “Për’puthen”: Ç’i kanë bërë vetes…
June 9, 2023Luiz Ejlli do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.
Në një video të publikuar, Luizi shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.
“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa ç’do bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.
Sot pritet që të jetë një puntatë mjaft interesante e “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, gjatë një debati me Efin, Luizi e ka kritikuar këtë emision, duke theksuar se nuk do të lejonte kurrë që motra e tij të merrte pjesë në një program të tillë. Pas daljes nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar se deklaratën e ka thënë në kuadër të lojës.
Kujtojmë se Luizi është shprehur keq për Për’puthen. “Për budalla nuk më bën kush. Ka mendu se po më shtrytëzon, por ka për t’i dalë e kundërta. Po bën luftrat e mia kjo, kur unë s’ia kam kërku. E para po të lë ty në hije. Ti mendon se Efi është aq e drejtë, vjen nga Për’puthen ajo o Kiarë”- u shpreh Luizi, deklaratë që e mërziti Efin.
Arbana e kritikoi ish-konkurrentin për deklaratën me konotacion negativ, ndërsa Luizi i qëndroi mendimit të tij se konkurrentët që vijnë nga “Për’puthen” janë mashtrues, duke shtuar se s’do ta linte kurrë motrën e tij në një emision të tillë, ku do të njihej me shumë djem në ekran.
Mirëpo, për ironi të fatit, Luiz Ejlli do të jetë sot vetë pjesë e emisionit, si opinionist. Ai që deri dje shprehej se “s’do t’ia shihte bojën” një emisioni të tillë, sot po bëhet vetë pjesë e “Për’puthen”.
revista.one/