(VIDEO) Live me Kozakun, pronari i kompanisë “All Zone” pranon përdorimin e narkotikëve
August 1, 2025Valon Zymberi, biznesmeni i njohur nga Kosova dhe drejtor i kompanisë së fuqishme “All Zone”, është shfaqur në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok me influencuesin shqiptar Kozak Braçi, ku ka lëshuar deklarata shqetësuese për përdorimin e substancave narkotike. Gjatë këtij “live”, fillimisht Zymberit i dëgjohet vetëm zëri, por pas komenteve të ndjekësve që identifikuan biznesmenin kosovar, ai del hapur në kamera. Në një moment, me krenari deklaron: “E përdori që 25 vite, krejt dhëmbët i kam të miat”, duke iu referuar përdorimit të drogës për një periudhë të gjatë kohore. Në një tjetër pjesë të videos, ai dëgjohet duke i thënë Kozakut: “T’i kisha pru 10 gram mall, më të mirin”, ndërsa ky i fundit i përgjigjet me të qeshur se “me shumë qejf do ta pinte me të” dhe se “mbaron pas mallit”. Deklaratat, që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale, kanë ngjallur reagime të shumta në publik, sidomos për shkak të profilit të lartë të Zymberit, i cili është i lidhur me kontrata publike miliona euro përmes kompanisë së tij “All Zone”.
revista.one/