(VIDEO) Martesë në 6439 metra lartësi, ja ku i thanë “Po” njëri tjetrit

(VIDEO) Martesë në 6439 metra lartësi, ja ku i thanë “Po” njëri tjetrit

September 2, 2021 0

Johny Pacheko dhe Haidi Pako, i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë ceremonisë martesore që e organizuan në majën Ilimani, që konsiderohet si maja më e lartë në pjesën perëndimore të Bolivisë.

Dyshja kishin pasur fat me mot, pasi që dielli dhe temperaturat e larta e bën ceremoninë martesore në maje të kodrës më të veçantë.

E për një ceremoni të tillë janë nevojitur pajisje të veçanta për ngjitje. Madje nuses edhe dasmorëve u janë nevojitur tri ditë që të ngjiten në maje të malit – duke u nisur nga La Plaza.

Disa persona kishin për detyrë të mbajnë fustanin e bardhë të nusërisë, e disa të tjerë ta asistojnë në manikyr dhe pedikyr, që nuk ishte aspak një punë e lehtë në atë terren.

Johnny dhe Haidi u betuan për besnikëri dhe dashuri pa kushte në një lartësi prej 6439 metrave mbi nivelin e detit.

“Që të dy janë sportistë dhe adhurues të flaktë të natyrës dhe alpinizmit. Për këtë arsye vendosën të martohen në maje të kodrës”, ka thënë kumbara Agustin Gonzales.

revista.one/