VIDEO: Mbështetësit e Sali Berishës shqyejnë derën kryesore dhe mësyjnë brenda Partisë Demokratike

VIDEO: Mbështetësit e Sali Berishës shqyejnë derën kryesore dhe mësyjnë brenda Partisë Demokratike

January 8, 2022 0

Shqyhet dera kryesore e Partisë Demokratike. Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha janë grumbulluar para selisë dhe të gjithë bashkë kanë rrëzuar derën kryesore, me orientim nga rruga e Elbasanit.

“Berisha, Berisha, Berisha”, thërrasin protestuesit dhe kanë mësyrë brenda selisë së Partisë Demokratike. Ka raportime se është hedhur gaz lotsjellës nga brenda por kjo nuk është konfirmuar ende, dhe protestuesit po ashtu janë brenda hollit të katit të parë.

Turma ka ngecur aty, por nuk dihet nëse ata nuk duan të avancojnë më tej apo e kanë të pamundur të ngjiten në katin e dytë. revista.one/