(VIDEO) “Më mirë të jesh vetëm”, Donaldi i kërkon Beatrix-it të ndahen
January 12, 2022Mbrëmë, në përfundim të “PRIME”, dyshja kanë diskutuar por biseda e tyre ishte mjaft e tensionuar, ku ndër të tjera, është përmendur edhe ndarja.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet se ka qënë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe që të qëndronin vetëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai tha se nuk do të donte ta shikonte Beatrix të mërzitur, ndërkohë që kjo e fundit vijonte t’i theksojë se ai ka ndryshuar që nga fillimi.
“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi.
“Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm”, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat: “Më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë.”
“Nuk jam unë as robot, as klloun, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj”- u përgjigj Beatrix. revista.one/