(VIDEO) “Mjaft me budallëllëqe”- Beatrix Ramosaj shfaqet me Fifin flasin për dy këngët “dedikime ndaj Donaldit”

(VIDEO) “Mjaft me budallëllëqe”- Beatrix Ramosaj shfaqet me Fifin flasin për dy këngët “dedikime ndaj Donaldit”

June 20, 2022 0

Në një video-live në rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj u shfaq së bashku me Fifin (një mikeshë e mirë e Donaldit), ku foli në lidhje me këngët e saj.  Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Meqë më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që janë publikuar kanë qenë këngë të shkruar më para. Kështu që s’kam pse të jap shpjegime, shpjegimet po i jepni vetë ju. Nëse do të jetë aty që e kam shkruar tekstin unë, atëherë flasim bashkë.

Fifi: Madje kënga që ka nxjerrë, “Ma shumë se ti” do të ishte e një artisti tjetër, por nuk është bërë nga ajo. Informacion i sigurtë.

Beatrix: Kështu që mjaft folët budallëliqe. Nuk është emri im aty, nuk do të thotë që po ia deikoj dikujt.

Fifi: (Lexon komentet) Po gënjen!

Beatrix: S’kam punë tjetër të gënjej, më kanë mbaruar të gjitha punët.

Fifi: Po e sqaroj unë pse po jep shpjegim. Sepse e ka të nevojshme sepse nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është lodhur nga të gjitha fjalët poshtë e lart.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin që ka publikuar këngëtarja Beatrix Ramosaj, i cili mban titullin “Faj”.

“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!”, ka shkruar këngëtarja në një postim. “Nga zemra për të gjithë ju, sidomos ty”, shton më tej Ramosaj në një postim në Instastory.

Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfen paragjykimet që ka marrë. Ajo thekson se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Beatrix thekson se nuk bëhet pishman për të qenë përkrah Donaldit ndërsa shton se së shpejti do të jenë bashkë.

Ndërsa sa i përket këngës “Ma shumë se ti”, edhe pse i përshtatet historisë së saj me Donaldin, është shkruar më parë dhe nuk është një dedikim.

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” këngëtarja ka treguar se Dj Geek i ka bërë një propozim për bashkëpunim dhe se kënga ishte shumë e bukur. “Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës. Nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”- thotë Beatrix duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar që më parë.

Po ashtu, në përshkrimin e këngës në YouTube vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix.