(VIDEO) Momenti i vrasjes së oficerit të policisë nga 21-vjeçari Aldi Rama
September 29, 2021Zbulohen pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura në Vain të Lezhës, të cilat hedh dritë mbi momentin e vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha.
Punonjësit e policisë së Lezhës kanë qenë duke lëvizur me një automjet ngjyrë të bardhë, Land-Rover, kur papritur kanë qëndruar buzë rrugës me qëllim për të verifikuar një automjet tjetër tip “Volsvagen” ku udhëtonte 21 vjeçari Aldi Rama.
Pasi i kanë bërë shenjë të ndalojë pranë mjetit të autorit afrohet Sajmir Hoxha.
Nga reagimi i personave në vendin e ngjarjes që duken në video kur personat janë larguar menjëherë pak metra më tutje duket se ky është moment kur ndaj Saimir Hoxhës është qëlluar me pistoletë.
Dy personat në makinë, shokë të Aldo Ramës, Kristjan Sheri dhe Armando Marku, fillimisht duken në pamjet filmike se ikin me vrap dhe më pas kthehen sërisht tek makina e policisë, duke u ulur dhe kryer veprime për të ndihmuar, punonjësin e policisë që ndodhej i shtrirë në tokë.
Nga goditjet me armë të policëve, mjetit i është çarë njëra gomë. Por sërisht Aldo Rama, ka vijuar të eci në një distancë prej 1 km me makinën e tij, duke e braktisur më pas dhe hyrë në një territor të lagunës së Vainit.
Pas 5 orë ndjekje, Aldi Rama, u gjend nga RENEA në gjëndje të rëndë shëndetësore me plumb në kokë. Ai qëlloi veten me armën tip TT, me të cilën qëlloi për vdekje dhe punonjësin e policisë Saimir Hoxha.
revista.one/