(VIDEO) Noizy gjobitet dhe vihet nën hetim! Vijoi muzikën në lokal pas orës policore

(VIDEO) Noizy gjobitet dhe vihet nën hetim! Vijoi muzikën në lokal pas orës policore

July 10, 2021 0

Gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Rigels Rajku i njohur me ermin Noizy pasi ka vijuar muzikën në lokalin e tij në Durrës pas orës policore. Nën hetim është vënë edhe administratori i një lokali tjetër në Durrës, Indrit Deti 26 vjeç.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, këto lokale janë konstatuar në kundërshtim me masat anticovid. 

Ndaj dy bizneseve është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës,  pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ,  për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

revista.one/