(Video) Piloti: Refuzova 5 mijë euro të fluturoja me një mesazh kundër Donaldit dhe Borës

(Video) Piloti: Refuzova 5 mijë euro të fluturoja me një mesazh kundër Donaldit dhe Borës

January 10, 2022 0

Piloti Arbër Xhaja, i njohur ndryshe si piloti i “Big Brother VIP” ka qenë i ftuar te emisioni ‘Breaking’ në Top News, i cili i ka bërë surprizën e Monikës, madje pati edhe 1 takim me të. Po përveç mesazheve për Monikën, e cila me humor krijoi një dashuri platonike për të, ai ka dërguar dhe i kanë ofruar dhe të dërgoj mesazhe të tjera.

I ftuar në studio parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.  Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi prezantueses së njohur.

Sipas pilotit, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.”,- u shpreh Arbri.

Arbri gjithashtu u distancua nga dërgimi i parashutës ditën e djeshme, ku ishte data 9 Janar dhe një mesazh i koduar për Donaldin në lidhje me Borën.

Ai mendon se mesazhet duhet të jenë vetëm surpriza dashurie, gëzimi dhe mbështejeje ndaj njëri-tjetrit. Ai distancohet nga çdo mesazh që u sjell ndonjë shqetësim secilit prej banorëve, duke e konsideruar si jo të bukur edhe surprizën e djeshme për Donaldin, i cili tashmë është në lidhje me Beatrix. revista.one/