(VIDEO) Plas sherri për Ornelën te “Kepi i tundimeve”, Gabrieli i merr të dashurën Klejdit
September 17, 2022Gjatë qëndrimit në “Kepin e Tundimeve”, Ornela ka kaluar më shumë kohë me Gabrielin dhe Klejdin.
Të dy djemtë kanë shprehur pëlqim për konkurrenten, por teksa eksperiencës së tyre po i vjen fundi, Ornela deklaroi se pëlqen Klejdin.
Megjithatë, gjatë udhëtimit të tyre me anije, ishte Gabrieli që i shprehu konkurrentes se dëshiron ta ketë ‘shoqe me përfitime’ dhe guxoi më tej duke e puthur në buzë. I menjëhershëm ishte reagimi i Klejdit, që ndërhyri mes të dyve.
Situata u tensionua më tej, ndërsa konkurrentët i kërkuan Ornelën të qetësojë djemtë. Pas disa minutash, ajo bisedoi me Klejdin veçmas dhe i theksoi dhe njëherë pëlqimin që kishte për të.
Erjola super xheloze për Atdheun e Anxhelën
Edhe pse ishin disa ditë larg njëri-tjetrit, duket se Atdheu dhe Erjola nuk kanë mundur të harrojnë ndjesitë pozitive që kishin për njëri-tjetrin.
Në puntatën e fundit të emisionit, Atdheu u kthye për të vizituar miqtë, por Erjola duket se nuk e mori aspak mirë pritjen që i bëri Anxhela, e cila u tregua shumë e lumtur për rikthimin e tij.
Erjola iu drejtua në mënyrë të ashpër Anxhelës duke i thënë se nuk kishte pritshmëri të tilla nga ajo.
Pa rregulla
Ditën e fundit ata po e kalonin në anije, teksa janë veshur si piratë dhe shijojnë detin Jon.
Në fillim, kapiteni u dha lajmin e mirë se nuk do të ketë asnjë rregull dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan. Në anije ka alkool, muzikë, biseda të këndshme dhe kërcime sensuale…