(VIDEO) Reagimi i Donaldit kur dëgjon për herë të parë këngën e re të Trixës

(VIDEO) Reagimi i Donaldit kur dëgjon për herë të parë këngën e re të Trixës

February 1, 2022 0

Këngëtarja Beatrix Ramosaj së fundmi publikoi këngën “Faj” dedikuar historisë së saj me Donaldin.

Ky i fundit, në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka dëgjuar këngën për herë të parë, moment i cili i ka shkaktuar emocion të fortë atij dhe jo vetëm. Me habi ai kupton se kënga i dedikohet atij, madje i duhen disa momente që të dallojë zërin e Trixës.

Në videon e ndarë nga produksioni në rrjete sociale ai dëgjohet teksa e kërkon sërish këngën për ta dëgjuar për herë të dytë.

Ndërkaq, Monika është përlotur. 

Këtë moment Trixa e ka ndarë me fansat në InstaStory duke thënë se kanë mbetur edhe pak ditë deri te takimi i tyre jashtë shtëpisë.

“Edhe pak ditë”, kanë qenë fjalët e Ramosajt.

Kënga “Faj” për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, pas daljes nga Big Brother VIP është futur menjëherë në studio për të realizuar një këngë të re.
Ajo ka bërë një projekt të ri muzikor të titulluar “Faj”, të cilën ia dedikoi partnerit të saj, Donald Veshajt, për lidhjen dhe paragjykimet që iu bënë nga njerëzit. revista.one/