(VIDEO) Rrahja brutale mes të disa vajzave në Pejë, flasin nga Prokuroria
January 9, 2022Dy vajza janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Pejës pasi janë përfshirë në një rrahje sot gjatë ditës.
Kështu ka bërë të ditur për mediat e Kosovës, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Dy persona të gjinisë femërore janë ndaluar për 48 orë për këtë rast”, ka konfirmuar Nikçi. Siç njoftohet një përleshje në grup ka ndodhur sot në qytetin e Pejës ku janë përfshirë katër vajza.
Sipas pamjeve, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë. Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.
E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me shkelm në kokë. revista.one/