(VIDEO) Spikerja e njohur në Afganistan ndalohet nga talebanët: Shko në shtëpi, regjimi ka ndryshuar
August 18, 2021Gazetarja e televizionit shtetëror të Afganistanit, Radio Televizioni Kombëtar i Afganistanit, ka thënë se nuk është lejuar të bëjë punën e saj nga talebanët.
Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video ku jepte detaje se si ajo u largua nga zyra e stacionit të saj pavarësisht se kishte veshur një hixhab dhe mbante ID -në e saktë.
Ajo tha se rojet i thanë se “regjimi ka ndryshuar. Nuk të lejohet këtu. Shko në shtëpi”.
Në një konferencë shtypi dje zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se gratë do të lejohen të punojnë “brenda kufijve të ligjit islam”.
Një ditë më parë drejtuesja e Tolo Neës, Beheshta Arghand intervistoi një zëdhënës taleban, hera e parë që një gruaje afgane i ishte dhënë një intervistë nga talebanët brenda vendit.