VIDEO- Stuhia e shiut përmbyti disa qytete të Kosovës

VIDEO- Stuhia e shiut përmbyti disa qytete të Kosovës

July 19, 2021 0

Reshjet e shiut të shtunën dhe të dielën, shkaktuan telashe në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë bllokim të rrugëve e dëme nëpër shtëpi private e lokale afariste nga depërtimi i ujit.

Gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë uji i shirave vërshoi disa lagje e po ashtu edhe në sheshet. Komuna e Prishtinës tha se gjendja është nën kontroll, dhe se ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publik kanë dalë në terren.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.

Edhe Komuna e Skenderajt pati shira të dendur dhe breshër gjatë ditës së shtunë.

Pas reshjeve ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, ku ka bërë të ditur se është duke përcjellë me vëmendje situatën në terren pas vërshimeve të fundit dhe ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Po ashtu është bërë e ditur se nuk ka kërkesa për ndihmë nga komunat, por gjithsesi Qeveria ka bërë të ditur se do u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në rast nevoje.

“Përkundër faktit që deri më tash nuk ka kërkesa nga komunat, niveli qendror është në gjendje gatishmërie që tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme do të koordinojë dhe bashkëpunojë edhe me FSK-në të cilët kanë mobilizuar ekipet e tyre për reagim, andaj, apelojmë tek komunat që të adresojnë kërkesat dhe nevojën për ndihmë dhe në të njejtën kohë apelojmë tek qytetarët, që për të evituar rreziqet të bashkëpunojnë duke ndërmarrë hapat si në vijim:

Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:  Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, dhe Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.