(VIDEO) Të gjithë u shqetësuan nga sinjalet dhe tatuazhi i Luana Vjollcës, ja e vërteta e traumës…

(VIDEO) Të gjithë u shqetësuan nga sinjalet dhe tatuazhi i Luana Vjollcës, ja e vërteta e traumës…

May 9, 2022 0

Duke përfshirë dhe foton e profilit, cdo imazh në Instagramin e Luana Vjollcës është fshirë. Prej ditësh ndjekësit nuk marrin më asnjë informacion nga jeta dhe përditshmëria e moderatores e cila fillimisht u mendua se i la hapësirë një projekti të ri të cilin donte ta promovonte në një Instagram “të pastër”.

Sot ajo hodhi një foto të saj ku dukeshin vetëm buzët. Kjo foto u shoqërua me mbishkrimin “Traumë”. Menjëherë publiku nisi aludimet e tij rreth këtij postimi, duke komentuar mbishkrimin që e shoqëronte.

Por në fakt askush nuk u fokusua tek tatuazhi që ishte në dorën e Luanës, një pikëpresje (;) . Edhe pse duket si diçka normale, për të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai tattoo mbart.

“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve.

Është zgjedhur ky simbol për këtë kauzë sepse një pikëpresje përdoret kur një autor mund të kishte zgjedhur të përfundonte fjalinë e tij, por ai zgjedh të mos e bëjë.

Autori në këtë rast është personi që mban tatuazhin dhe fjalia është jeta e tij. Ky tatuazh ka marrë popullaritet vitet e fundit ku për fat të keq probleme të tilla të shëndetit mendor janë shtuar në shoqëri.

Çdo person i cili ka një tatuazh të tillë në turp, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili ka ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj kauze dhe solidarizohet me të përmes këtij simboli.

Luana sot pyeti ndjekësit në Facebook se cila ishte fjala më e rëndë bullizuese që ju kanë thënë ndonjëherë. Në këtë pikë vërtetë që do donim shumë të kuptonim ç’po ndodh me moderatoren, por para se të dimë, urojmë vetëm që Luana të jetë mirë.

Projekti

Ndërsa i gjithë rrjeti filloi të fliste nëse Luana është mirë apo jo, moderatorja vendosi të shuajë zërat dhe të na prezantojë me projektin e saj të ri.

“Thuaje” do të titullohet projekti i cili siç duket do të ketë në fokus vajzat dhe gratë. AI do të publikohet në vitin 2022 dhe këtë e ka bërë me dije vetë Luana përmes një postimi në Instagram.

Moderatorja ka sjellë në vëmendje gjithë etapat e saj në jetë dhe rritjen profesionale në vitë, nga velinë, moderatore e motit e më pas në prezantuese dhe autore programesh. Ajo sigurisht ka paraqitur dhe arritjet e saj në muzikë.

E gjitha duket emocionuese dhe të gjithë janë kuriozë të shohin projektin për të cilin Luana ka folur me aq pasion dhe e ka prezantuar për herë të parë në datëlindjen e saj. Nuk dihet ende televizioni se ku do ta shohim projektin e moderatores.