(Video) Të shtënat te “ORANGE” në Sarandë, breshëri kallashnikovi dhe pistolete
June 22, 2021Këto janë pamjet e sherrit që kaloi në përdorimin e armëve të zjarrit në Sarandë, ku i plagosur mbeti biznesmeni dhe pronari i Club “ORANGE” Spiro Iljadhi, si dhe një turist nga Tirana. Ky i fundit është me shtetësi shqiptaro-amerikane.
Mes tre tepelenasve dhe pronarit të Clubit të njohur në Sarandë ka pasur shkëmbim zjarri, i cili ka zgjatur për disa momente. Dëgjohen fillimisht të shtënat e kallashnikovit që oshtijnë në gjithë zonën, e më pas kundërpërgjigje me pistoletë.
“Bjeri ore, bjeri mos e lër”, dëgjohet të thuhet në video, ndërsa tre tepelensit – dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi e shoku i tyre Redjan Hadëri- largohen nga një rrugicë përballë Club ORANGE.