(Video) Tërboi serbët me shqiponjën, Gjon’s Tears shpjegon simbolin
May 25, 2021Gjon’s Tears bëri shqiponjën kur Shqipëria i dha 12 pikë, për këngën në Eurovizion. Sipas serbëve, ky ishte një provokim, e madje një skandal.
Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e tyre, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”. Ndërkohë edhe serblt në rrjetet sociale drejtuan një mori sharjesh ndaj artistit duke kërkuar skualifikimin e tij.
Në lidhje me këto sulme të kota, që nuk kanë pasur në thelb fare provokimin e serbëve, ka reaguar edhe Gjoni.
“Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falenderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë.
Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falenderimit”, është shprehur Gjoni.
Kujtojmë se babai i Gjonit është me origjinë nga Kosova, ndërsa nëna e tij nga Shqipëria.