(VIDEO) U raportua se ishte përfshirë në aksident/ Meriton Mjekiqi: Ja si është e vërteta
September 14, 2024Gjatë ditës së sotme u raportua mbi një aksident ku ishte përfshirë moderatori Meriton Mjekiqi. Sipas Informuesi, ish-banori i Big Brother, ndërsa ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Por vetë moderatori në një reagim në rrjetet sociale shprehet se nuk është përfshirë në asnjë aksident.
“Meriton Mjekiqi nuk kam pasur asnjë lloj aksidenti, jam shumë mirë, veccanërisht nga shëndeti. Jam shumë mirë”, shprehet në videon e postuar moderatori.
Madje ai këshillon mediat, veçanërisht portalet që të tregohen të kujdesshëm në rastet kur japin lajme mbi përfshirje në aksidente.
“Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja. Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!”, u shpreh Meritoni në videomesazhin e tij.
revista.one/