(VIDEO) Ushtrimet që bën Catherine Zeta-Jones prej 30 vjetësh dhe dieta që mban
August 16, 2021Aktorja ka zbuluar se si arrin të duket fenomenale gjatë 30 vjetëve.
Me një kostum të zi njëpjesësh, aktorja tregon se si praktikon stërvitjen në jaht dhe zbulon sekretin e figurës së saj të hollë!
“E lehtë si mëngjesi i së dielës”, ka shkruar aktorja, e cila ka dy fëmijë me burrin e saj, aktorin Michael Douglas, në përshkrimin e videos.
Megjithatë, aktorja, kohët e fundit për Wall Street Journal ka zbuluar se si ka arritur të jetë në top formë për 30 vjet dhe të ketë trupin që kishte në fillim të karrierës së saj.
Ajo tha se ka hequr dorë nga ëmbëlsirat dhe ka ngrënë vetëm “ushqim të duhur” për të qëndruar në top formë, por pranoi se i mungonin ëmbëlsirat dhe ushqimi i ëmbël.
“Kur të plakem vërtet do të filloj të marr shumë vitamina, sepse dua të shijoj ëmbëlsirat për pjesën tjetër të jetës sime.
Meqenëse duhet patjetër, unë ha vetëm ushqim të vërtetë, ndërsa ëndrra ime është të ha vetëm ëmbëlsira. Ky është qëllimi im”, ka thënë ajo në një intervistë.