(Video) Vrasja në Peqin, u goditën në lokal, me karrige dhe gota, më pas autori nxori pistoletën
June 8, 2021Leonard Bashaliu është 40 vjeçari i arrestuar nga Policia e Elbasanit si autor i vrasjes me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjoçaj te Peqinit.
Një gërvishtje makine, e ndodhur 5 vite më parë, u bë shkak i një sherri që do të përfundonte tragjikisht për Ylben Xhahysën sot në Peqin. Xhahysa, 44 vjeç, u qëllua për vdekje me 4 plumba nga Leonard Bashalliu. Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në fshatin Gjocaj.
Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashalliut, ndërsa ka qenë pikërisht kjo ngjarje e së shkuarës për të cilën ata u konfliktuan edhe ditën e sotme.
Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.
Autori dhe viktima paraprakisht bëhet me dije se kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa familjarët kanë parë gjithë ngjarjen e rëndë të regjistruar në orën 08.30 të mëngjesit të sotëm. Pas vrasjes autori ka tentuar të arratiset, por është arrestuar.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe pistoletën me të cilën Leonard Bashaliu qëlloi të njohurin e tij Ylber Xhahysa, i si pasojë e plagëve të marra vdiq në spital.