(Video) Vrau 27-vjeçarin mbrëmë tek “5 Maj”, dorëzohet në Polici autori dhe shoku i tij
May 11, 2021Marius Dema, 28 vjeçari që qëlloi për vdekje me një plumb në gjoks shokun e tij Mehmet Qema, është vetëdorëzuar në Polici. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “5 Maji” në Tiranë, pak para mesnatës.
Prej mëngjesit të sotëm ka pasur raportime se ai ishte në bisedime me Blutë e Tiranës për t’u vetëdorëzuar, sepse pretendon se e koshte vrarë padashje.
Pas negociatave me familjarë dhe avokatë, 28 vjeçari ka pranuar të vetëdorëzohet. Bashkë me të, ka qenë dhe një nga shokët prezentë në ngjarje, Frenklin Myftari, i cili është vetëdorëzuar gjithashtu.
Si ndodhi ngjarja
Mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marius Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së djeshme 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.
Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Marius Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar.
Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.
Menjëherë pas ngjarjes Marius Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:
Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.
Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore
revista.one/