Virusi i merr jetën 20- vjeçares në Kosovë, po preken moshat e reja
August 28, 2021Coronavirusi sot i mori jetën edhe një 20-vjeçareje nga Gjakova, Rumejsa Hoxha, e cila prej katër ditësh ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare.
Familja e 20-vjeçares kishin humbur ditë më parë pikërisht nga COVID-19 edhe kryefamiljarin, babain e 20-vjeçares, Abdurrahim Hoxhën.
Mjekja Agreta Gecaj-Gashi tha për gazetën Telegrafi i Kosovës se “
“Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar tash e katër ditë. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtrirë në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo.
Gecaj-Gashi theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar.
Njoftimin për vdekjen e 20-vjeçares e kanë bërë të ditur edhe familjar të saj përmes rrjeteve sociale, ku kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot.
Varianti Delta i COVID-19 është duke i prekur më së shumti moshat e reja.
Thirrje për vaksinim po bëhen vazhdimisht, ndërkaq më së shumti po raportohet se janë duke u infektuar moshat nga 20 deri në 29 vjeç.
Njoftimi i familjarëve
“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha
Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.
Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.
All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!
Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.
revista.one/