Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik/ Arrestohet i riu shqiptar, del video nga sulmi i tifozëve

Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik/ Arrestohet i riu shqiptar, del video nga sulmi i tifozëve

February 2, 2022 0

Një i ri grek u vra pas përplasjes së tifozerive në Selanik ditën e djeshme, gjatë ndeshjes Aris-PAOK. Mediat greke publikojnë një video, pak sekonda pas sulmit vrasës, ndaj 19-vjeçarit Alkis Kampanos  në Selanik.

Në videon e publikuar nga thestival.gr, një grup djemsh shfaqet duke vrapuar nga një rrugë e ngushtë në bulevardin kryesor duke hipur në dy automjete dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në video shihen edhe pamje nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku merrte pjesë fatkeqi tifoz i Aris që po ecte në rrugë.

Ndërkohë, në një klimë dhimbjeje, 19-vjeçari Alkiviadis Kampanos u varros sot në mesditë në Kishën e Shën  Athanasit  në  Veria.  

Ndërsa policia ka arrestuar 23-vjeçarin shqiptar për vrasje, i cili njihet për autoritetet pasi konsiderohet huligan dhe në ngarkim të tij është shënuar një tjetër rast dhune tifozësh të vitit 2019, për të cilin ishte në pritje të gjykimit në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve ai u arrestua në një vendtakim të tifozëve, ku policia ka shkuar pas denoncimeve në repartin e dhunës sportive. Autori është identifikuar edhe nga targat e makinës së tij. Ai mësohet se ka pranuar se ka qenë i pranishëm në ngjarje, pa e pranuar fillimisht përfshirjen e tij në sulm.

revista.one/