Vrasja e dyfishtë në Elbasan/ Pësoi vdekje klinike, Ardian Çollaku ndërron jetë në spital
October 5, 202150-vjeçari, që prej disa orësh qëndroi në vdekje klinike, humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Krimi i dyfishtë ndodhi në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti. 50-vjeçari, Ardian Çollaku baba i dy fëmijëve dhe Lulzim Bitri janë qëlluar sapo kanë ndaluar pranë një karburanti.
Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.
Emri i Ardian Çollakut është i njohur për drejtësinë sepse rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe është ekstraduar nga Italia.
Pavarëisht kërkimeve dhe postblloqeve të shumta të vendosura në qytetin e Elbasanit dhe në pikt dalëse, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e atentatorëve.