Vrasja e mësueses në Londër, arrestohet një shqiptar (VIDEO)

Vrasja e mësueses në Londër, arrestohet një shqiptar (VIDEO)

September 27, 2021 0

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar i cili dyshohet se është autori i vrasjes së mësueses Sabina Nessa, në një park në Londër. Mediet e huaja shkruajnë se shqiptari punon si shofer, i cili shpërndan pica.

Policia britanike ka vënë në pranga 36-vjeçarin me origjinë shqiptare, Koçi Selamaj, i cili po merret në pyetje si një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj.

36-vjeçari shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa policët bastisën shtëpinë e tij në Eastbourne, East Sussex.

Shqiptari tani është personi i tretë i mbajtur në paraburgim, ndërsa një 41-vjeçar dhe një 38-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë.

Një nga fqinjët e shqiptarit tha për mediat: “Është me origjinë shqiptar, por nuk e kemi parë prej një muaji. Vinte këtu në dyqan për rimbushje të celularit dhe për sende të vogla. Ishte person i padëmshëm, mbante gjithmonë kokën ulur”.

Një tjetër tha se ai: “Ishte person i qetë, nuk fliste kurrë, shpërndante porosi ushqimi me makinën e tij”.

Ndërkohë mediet e huaja kanë publikuar disa foto të marra nga një kamerë pranë zonës ku u vra 28-vjeçarja. Në këto foto shfaqet një burrë i veshur me bluzë të zezë, pantallona gri, ndërsa mban në dorë diçka të kuqe.

Sendi të cilin ai mundohet ta fshehë, mendohet të jetë arma e krimit, por policia ka deklaruar se është ende duke e hetuar.  

Sabina Nessa u pa për herë të fundit të premten e 17 shtatorit, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një lokal pranë shtëpisë së saj. Mëngjesin tjetër 28 vjeçarja u gjet e vdekur në pakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.

Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.

Vrasja e rëndë ka ndezur debatin për sigurinë e grave në rrugët e Britanisë. Ajo vjen vetëm gjashtë muaj pas vrasjes së 33-vjeçares Sarah Everard, që u mor peng dhe u vra nga një oficer policie jashtë detyrës.

revista.one/