(VIDEO) Vrasja e vogëlushit Mateo, banorët kërkojnë dënimin kapital për autorin
November 17, 2021Të gjithë banorët e fshatit ku ndodhi krimi makabër, duan dënimin me vdekje eë Klodian Çalamanit. Edhe para vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i akuzuari ka kryer veprime kriminale ndaj bashkëfshatarëve.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ai rrinte vazhdimisht i dehur, dhe mbante me vete thikë dhe hanxharë, duke frikësuar fëmijët por edhe të rriturit.
Një prej tyre tha se Çalamani kishte tentuar që të përdhunonte gruan e tij, dhe policia nuk e kishte arrestuar, për shkak se 38-vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet në drejtim të Policisë së Fierit, në lidhje me denoncime që banorët kanë bërë ndaj Klodian Çalamanit.
revista.one/