Vrasja me thikë në kalanë e Beratit, shkak u bë një kalë! Viktima ishte turist nga Tirana
October 28, 2025Të tjera detaje dalin nga vrasja e ndodhur këtë pasdite në Kalanë e Beratit, ku mbeti i vrarë Keli Hoxha, 42 vjeç. Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç.
Burime bëjnë me dije se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Shkak për nisjen e debatit mes tyre ka qenë se viktima donte t’i bënte foto njërës prej vajzave me kalin e autorit.
Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruar para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste me një kalë tuuristët në zonën e kalasë, kundrejt pagesës.
“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”-njofton policia.

Raportohet se 63-vjeçari, u gjet pas disa oreve i fshehur tek “Shpella e Memecit” (Eremitëve), pranë kishes përballe “Urës se Goricës”.
revista.one/

 
			
