Vrasja në gjykatë/ Nga kërcënimet e dhëndrrit “Do ta bëj Dhuratën copa-copa” tek vetëgjyqësia e Mexhit Picarit

Vrasja në gjykatë/ Nga kërcënimet e dhëndrrit “Do ta bëj Dhuratën copa-copa” tek vetëgjyqësia e Mexhit Picarit

June 4, 2021 0

Divorci zvarritej për kujdestarinë e fëmijëve, ndërkohë që viktima kishte kërkuar dhe urdhër-mbrojtje. Sherri familjar ishte i njohur për policinë dhe prokurorinë.  Më në fund tragjedia e pati skenën përmbyllëse në gjykatë, ku kujdestaria e fëmijëve i hiqej nënës dhe i jepej babait.

Dëshmitë e fqinjëve

Ata kanë deklaruar se gjendja psikologjike e 52-vjeçarit Picari ishte rëndë për shkak të konflikteve të vazhdueshme të së bijës me ish-dhëndrin.
Ky i fundit, i cili mbeti i vrarë sot është shprehur disa herë se “do e vriste Dhuratën”, vajzën e autorit me të cilën ishte në proces divorci dhe se “do shpëtonte prej saj vetëm kur ta vriste”.

“I kishte thënë Mexhitit do ta bëj copa-copa Dhuratën. Mexhiti ishte shumë keq, në gjendje të rëndë psikologjike prej kohësh”, kanë deklaruar fqinjët.

Ata kanë pohuar se Kudret Saliaj, dhëndri kishte kërkuar dhe urdhër mbrojtje nga gjykata, por nuk i ishte pranuar pasi e kanë cilësuar si të parrezikshëm 53-vjeçarin Mexhit Picari. Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes, në momentin e vrasjes ka qenë dhe djali i çiftit.

Ngjarja

Pamje të rëndë janë ato që vijnë pas ekzekutimit me 5 plumba të Kudret Saliajit në mes të një lokali në Tiranë nga ish-vjehrri i tij, Mexhi Picari. 41-vjeçari është lënë i vdekur në tokë nga të shtënat me armë zjarri të ish-vjehrrit të tij, i cili tha se vrau për nderin e vajzës. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, i cili siç shihet po qendron i ulur në karrige duke folur në celular.

Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej.

Sipas dëshmitarëve, nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Dëshmia në polici

Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.

Nuk dihet nëse plumbat e kanë kapur rastësisht Camajn, i cili është edhe avokati i Nevaldo Hajdarajt, ish policit që vrau Klodian Rashën. Avokatin e ka prekur një plumb dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit. 

Pritej që sot Gjykata t’i jepte kujdestarinë Kudret Saliajt i cili u vra nga vjehrri Mexhit Picari. Autori e vrau Saliajn pas seancës së 5 të divorcit me vajzën e tij. Sipas autorit viktima e kishte akuzuar pa të drejtë vajzën e tij për tradhti dhe për dhunë në familje.

Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020 nga viktima, ndërsa gjyqtare ishte Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca ndërsa sot ka qenë seanca e pestë.

Viktima ka akuzuar ish-gruan e tij për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj, ndonëse kjo e fundit i ka mohuar akuzat. 3 fëmijët qëndronin me babanë e tyre duke mos lënë nënë e tyre, Dhuratën që t’i takonte. Sipas saj, burri i ka manipuluar fëmijët duke i gënjyer. Mirëpo teksa nga njëra anë gruaja ka mohuar akuzat, në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës.