Vrau dhëndrin: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave! Ish-gruaja: S’e disja që babi do e vriste…
June 8, 2021Me kokën ulur, njëri nga pesha e një krimi të rëndë pasi vrau babain e nipërve të tij dhe tjetra me ndjenjën e fajit se lejoi të ekzekutohej babai i fëmijëve të saj, kanë dalë sot para gjykatës Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj. Baba e bijë akuzohen se vranë të premten para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.
Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga togat e zeza, edhe pse 53-vjeçari kërkoi falje, sidomos nipërve dhe mbesës, ndërsa vetë ish-bashkëshortja e viktimës shprehet se nuk ka pasur dijeni për aktin esktrem që babai i saj kishte vendosur të bënte.
Mexhit Picari duke i kërkuar fjale vajzës së tij, Dhurata Saliajt se i ka vrarë burrin, dhe nipërve e përjashtoi atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte pasur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.
Të njëjtin variant ka mbështetur edhe e bija, e cila nënvizon se nëse do të ishte në dijeni për qëllimin e të atiti s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.
Ndërkohë që një detaj i rëndë ka dalë nga avokati i dy të akuzuarve Lorenc Liço, i cili tha para gjykatës se sipas tij arsye e krimit ishte pasi fëmijës së vogël të Dhurata Saliajt i ishte thënë se mamaja e tij ka vdekur, dhe kjo e ka bërë Mexhit Picarin që të ndërmerrte aktin ekstrem.
Tashmë baba e bijë do të qëndrojnë në burg teksa hetohen për akuza të rënda. Sipas gazetarit Rusta Prokuroria mbi Picarin rëndojnë akuzat ‘Vrasje me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’ s dhe ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndaj Picarit dhe për të bijën ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’.
Kujtojmë se dje, Report Tv zbardhi detaje nga dosja hetimore, ku Dhurata Saliaj akuzohej nga fëmijët e saj të mitur se ka ushtruar dhunë mbi ta. Hetimi për dhunë në familje nisën në tetor të vitit 2020 ndërkohë që Dhurata më maj të këtij vitit u dënua me 1 vit e 4 muaj burg. Vajza e saj e ka akuzuar se i rrihte dhe i kërcënonte nëse do i tregonin babait të tyre. Në dëshmi, vajza thotë se Dhurata sillej keq më së shumti me vëllanë e vogël që “e ka goditur mes të tjerave me bërryl në pjesën e vetullës dhe i ka thënë se nuk duhet që t’i tregonte babait se do e hidhte nga ballkoni”. Nga ana tjetër, çifti, Dhurata dhe Kudreti kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore dhe për një detaj të tillë flet dhe djali i vogël. Ai thotë se ka lexuar mesazhe në celularin e nënës së tij që i thoshte të dua dikujt dhe i kërkonte që të takoheshin, dhe prandaj e rrihte pasi i kishte zbuluar këto biseda. Ndërkohë, mes të tjerave edhe mbesa e burrit e ka akuzuar se ka tentuar që t’i shesë virgjërinë në Instagram
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci. E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.