Vrau sorkadhen te Liqeni, jepet vendimi me burg për gjahtarin 68-vjeçar
August 9, 2021Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 68-vjeçarin i cili kishte dalë për gjah në zonën e Liqenit Artificial duke vrarë një sorkadhe që përdorej nga një lokal aty pranë.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Rexhina Merlika, e cila konsideroi se shtetasi G.B. duke qëlluar me çifte, kishte prishur qetësinë dhe kishte vjedhur pasurinë e shtetasit A.L., pasi sorkadhja ishte e tij.
Gjykata ndonëse mori parasysh ndjesën e të akuzuarit edhe kërkesën e tij për mëshirë, në përfundim e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me tetë muaj burgim si dhe e ngarkoi që të paguajë shpenzimet gjyqësore me vlerë prej 3 mijë lekë.