Vserlo hyn me vrull, përplaset me Gjestin se puthi Eglin

Vserlo hyn me vrull, përplaset me Gjestin se puthi Eglin

February 16, 2025 0

Banori i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë në shtëpi me shumë energji dhe menjëherë është përplasur me disa prej banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, një video e publikuar në TikTok tregon momentin kur ai debaton ashpër me Tirin, duke i thënë: “Shijo muajin e mjaltit”, duke nënkuptuar se ai dhe partnerja e tij, Krisa, nuk kanë bërë asgjë që nga hyrja në shtëpi.

Në një moment tjetër, Gjesti i tërheq vëmendjen duke i thënë të mos prekë banorët.

Vserlo përgjigjet: “Ah, me urdhrat e këtij?”.

Situata tensionohet kur ai i drejtohet përsëri Tirit, duke i thënë: “Ej, kë shtyn ti more për të hapur rrugën? Hajde, ik shijo muajin e mjaltit”.

Më pas, ai afrohet tek Egli për t’i thënë diçka, por ndërhyn përsëri Gjesti, duke i kujtuar: “Mos i prek çikat nëpër shtëpi, ore vëlla”.

Ndërkohë, Vëllai i Madh i jep një vërejtje për sjelljen e tij.

Tiri i drejtohet ashpër duke i thënë: “E ke nisur keq ore budalla, do t’i kenë dërguar valixhet te dhoma e rrëfimit”.

Ndërsa Krisa komenton me ironi: “Ky paska vetëm një fjali për mua dhe Trisin: ‘Shijo muajin e mjaltit’”.

Hyrja e Vserlos ka ndezur debatet në shtëpi dhe mbetet për t’u parë si do të vijojë loja e tij në ditët në vijim.

Në një klip të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke u përplasur veçanërisht me Gjestin, i cili përpiqet ta shmangë, por pa sukses.

Vserlo e ndjek nga pas dhe i afrohet vazhdimisht në fytyrë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Pavarësisht kërkesave të Gjestit për të mbajtur distancë, Vserlo refuzon të tërhiqet dhe i drejtohet me fjalët: “Ashtu e kam qejfin, çfarë do të bësh ti?”.

Kjo sjell një reagim të menjëhershëm nga Gjesti, i cili shpërthen duke i thënë: “Mbaji këto puthje”.

https://vt.tiktok.com/ZSMYwMP2n

revista.one/