Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të flenë së bashku
November 29, 2024Banoret e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Gresa, kanë sjellë një moment humoristik dhe provokues gjatë qëndrimit të tyre.
Dy vajzat vendosën të bëjnë një shaka ndaj bashkëbanorit të tyre, Drilon, duke tentuar ta puthin.
Ky veprim erdhi pasi Driloni kishte kërkuar më herët nga banorët që të ruanin distancën fizike dhe të mos e preknin shpesh.
Megjithatë, vajzat e sfiduan këtë kërkesë me humor, duke provuar kufijtë e tij me një sjellje lozonjare.
Shaka nuk u ndal me kaq, pasi Xheneta dhe Gresa e ngacmuan vazhdimisht Drilonin, duke e pyetur me të qeshur nëse dëshironte të flinte mes tyre.
Ky moment krijoi një atmosferë argëtuese dhe të relaksuar në shtëpi, duke sjellë buzëqeshje si te banorët, ashtu edhe te shikuesit e këtij formati të ndjekur.
Drilon Rama ka qenë banori në qendër të vëmendjes këtë javë, për shkak të raportit me vajzat.
Boksieri i ka vendosur me fillim barrierat e tij, derisa thotë se e ka problem që dikush t’i afrohet në një mënyrë siç kanë bërë disa banore.
“Unë thashë që nuk du me më prekë më. A po ju vjen kaq zor mos me më prekë a? Çfarë problemi keni”, i tha ai Drenushës gjatë një diskutimi e sipër, ku ishin të pranishëm edhe banorët e tjerë.
“Pika e parë, ku më ka pengu pika e parë, u kon Gresa, ka këqyrë me më puthë me zor, pika e dytë, ju kur po pini (alkool) nuk po dini çka po boni shumë herë, e po i bëni sende të tepërta. Pika e dytë, kur keni qenë të dehur për herë të parë, keni ‘ardhë’ në krevat, na keni ‘xiglit’ u kon okay, po kaniher janë shku duart ku nuk duhet me shku. Edhe goja jote Drenushë ka shku dy tri herë te fyti. Mbrëmë çka ka ndodh, kom dashtë me shku disa herë mi ke kap duart. Unë nuk du me të shty pahiri me të lëndu. Hekmi duart. Por ajo ka qenë fundi që janë bo disa sene, që janë bo të tepërta”, deklaroi Driloni.
Më herët, vajzat janë tërhequr vëmendjen me puthjet mes tyre. Gresa dhe Xheneta, kanë habitur publikun me një veprim të pazakontë.
Teksa Vullneti po i ngacmonte të dyja gjatë një momenti loje, Xheneta befasoi të gjithë duke iu hedhur në përqafim Gresës dhe duke e puthur atë në buzë.
Ky veprim i papritur ka ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, ku shikuesit kanë filluar të spekulojnë mbi marrëdhënien mes tyre.
Situata bëhet edhe më intriguese duke pasur parasysh që Gresa dhe Xheneta kanë qenë shpesh herë në qendër të debateve dhe kundërshtimeve të ashpra me njëra-tjetrën gjatë gjithë spektaklit.
Ndërsa tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme, ky moment i fundit ka hapur diskutime të reja nëse ky veprim do të shërbejë si një hap drejt pajtimit mes tyre apo ishte thjesht një reagim spontan i shkaktuar nga loja dhe presioni i jetës në shtëpinë e Big Brother-it.
Megjithatë, nuk përjashtohet që këto të jenë skenar i Big Brother. Kujtojmë se Sara ishte shprehur e indinjuar se pse nuk kishte reaguar për fjalën e shprehur për të.
Ai i tha se nuk beson që termin ofendues e ka pasur për atë ose për ndonjë banore tjetër.
Mes një diskutimi e sipër dhe për tema të tjera, Driloni la të nënkuptuar që produksioni po e do atë dhe Sarën bashkë.
“Ata po dojnë, ti e din [me na pa bashkë] e për mu ka arsye se e di edhe shumë sende që na i kanë bo, na nuk jemi bashku, e na thirrën atje [te dhoma e rrëfimit] na nuk jemi bashku, masi kemi fol këtu, e treguan këtë ndodhi [i referohet bisedës me Edin] se e dimë që dikur ja nisim me fol për këtë temë”, i tha ai Sarës.
Kjo bisedë me Sarën bëri të nënkuptonte që ai ka presion nga brenda që të nisë romancë me aktoren. Kjo nuk është hera e parë që Driloni ka bërë një deklaratë të këtij lloji; pasi edhe gjatë një bisede me Edin, i pati thënë se ishte thirrur në dhomën e rrëfimit pikërisht për këtë arsye.
revista,one/