Xheneta mbyllet në lavanderi dhe qan me dënesë, pasi Gjesti ia përmendi ngjarjen “nën jorgan”
December 12, 2024Një skenë emocionuese dhe dramatike ka ndodhur në lavanderi, ku Xheneta është parë në një gjendje të rëndë emocionale, duke qarë me dënesë. E përballur me situatën, ajo i tregoi Anisës për fjalët që Gjesti kishte thënë, duke shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e saj të thellë.
Xheneta deklaroi se ndihej e fyer dhe e revoltuar nga pretendimet e Gjestit, duke thënë se mes tyre nuk kishte ndodhur asgjë asnjëherë dhe se gjithçka ishte shpifje.
“E kanë bo bajat këtë temë moj,” tha ajo me lot në sy. “Unë, nëse kisha bërë diçka me të nën jorgan, e kisha pranu, por po shpik. A di çka do të thotë ky sen, me ia çelë gojën Drilonit e atij tjetrit duke dalë tek dera e me thanë hajt se ti ‘veç për doggy je’”.
Fjalët e saj të forta tregojnë dhimbjen dhe indinjatën e madhe që ajo ndjen për situatën, ndërsa përpiqet të mbrojë integritetin e saj kundër thashethemeve dhe komenteve të padrejta.
Ngjarja ka ngjallur diskutime mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët tashmë janë të ndarë në mendime rreth asaj që ka ndodhur.
Ndërkohë, situata u përkeqësua edhe më tej kur Drenusha reagoi ashpër ndaj Rovenës, duke e quajtur atë një ‘nxitëse’ për gjithçka që po përjeton Xheneta.
Çifti shpesh shihen të kalojnë kohë së bashku duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Mirëpo së fundmi gjatë një bisede me banorët e tjerë, Xheneta ka bërë një deklaratë teksa është shprehur se momentalisht ajo nuk ndjen dashuri për Gjestin por vetëm një tërheqje fizike.
“Mua nuk më intereson dashuria e tij (Gjestit) mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta.
Ndërkohë dyshja vazhdojnë të jenë me njëri-tjetrin.
Gjithçka ndodhi në hapësirat e lavandërisë, ku Gjesti po përpiqej të bisedonte me Xhenetën për ta qetësuar dhe për ta ndihmuar të përballonte emocionet. Në atë moment, Drenusha ndërhyri dhe tentoi ta largonte Gjestin, duke krijuar një situatë të tensionuar mes tyre.
Këto skena kanë shkaktuar debat dhe diskutime të zjarrta mes banorëve, ndërsa publiku jashtë po ndjek me interes zhvillimet e fundit dhe marrëdhëniet komplekse brenda shtëpisë.
Në darkën e të nominuarve në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, pasi është pyetur nga banorët për raportin e saj me Gjestin.
Sipas saj, marrëdhënia me Gjestin nuk ka kaluar kurrë në nivelin e dashurisë, por ka qenë më shumë një pëlqim fizik.
“Mua nuk më intereson dashuria e tij, mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta, duke shtuar më tej se për të, sjellja e partnerit ka më shumë rëndësi sesa ndjenjat e tij.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të ndryshme si brenda shtëpisë, ashtu edhe tek publiku që ndjek reality show-n.
Disa e kanë cilësuar si një moment të sinqertë dhe të guximshëm nga ana e saj, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si një qasje kontroverse për raportet romantike.
Një moment i nxehtë debati u zhvillua në darkën e të nominuarve, ku Xheneta dhe Anisa patën një përplasje që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Diskutimi u bë edhe më i ashpër kur Xheneta bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të papritur.
“Një mashkull që ma bën pyetjen ‘sa frajera i ke pasë’, unë nuk i foli,” tha ajo, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj ndaj çështjeve që lidhen me respektin dhe kufijtë në marrëdhëniet ndërpersonale.
Deklarata e Xhenetës ngjalli reagime të ndryshme në tryezë. Anisa, e cila e kishte nisur debatin, nuk qëndroi pa kundërshtuar, duke e kthyer bisedën në një përplasje të fortë mendimesh. Tensionet mes dy vajzave e dominuan atmosferën, duke bërë që pjesa tjetër e të nominuarve të shfaqeshin më të rezervuar.
revista.one/