Xhensila i tregon Aurela Gaçes për Ledrin: Ishte vetëm punë…

Xhensila i tregon Aurela Gaçes për Ledrin: Ishte vetëm punë…

June 3, 2025 0

Mbrëmja e spektaklit “AG Show”, e drejtuar nga Aurela Gaçe, solli një moment të shumëpritur për publikun, kur Xhensila Myrtezaj reagoi për herë të parë ndaj thashethemeve që e lidhin me reperin Ledri Vula.

Pas publikimit të këngës së tyre të përbashkët dhe videoklipit ku shfaqen të afërt, fansat nisën të aludonin për një lidhje romantike mes tyre. Gjatë emisionit live, Aurela i tregoi Xhensilës një nga fotot që ka qarkulluar në rrjet dhe e pyeti drejtpërdrejt:

“Ka diçka më shumë mes jush?”

Xhensila, me qetësi dhe e prerë, u përgjigj:

“Ishte vetëm një punë profesionale. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”

revista.one/