Xhesika dhe Klinti: Pamë në ëndërr gazetaren e “Klan-it” dhe bëmë duetin “S’më vret”
March 21, 2021Xhesila Xhesika Polo dhe Klint Çollaku panë të njëjtën ëndërr para se të vinin në “Kënga Magjike 2021”. Kjo mund të duket e pabesueshme, por para se dyshja të tregonin se si u lindi dëshira që të sillnin së bashku një duet në këtë kompeticion, Klinti dhe Xhesika rrëfyen se vetëm një javë më parë ata kishin para të njëjtën ëndërr që lidhej me “Këngën Magjike”.
“Faktikisht ishte shumë e frikshme. Zgjohem në mëngjes, një ditë para se të më merrte Kela në telefon (gazetare e programit E Diela Shqiptare) i them Klintit: “Kam parë një ëndërr, sikur më tha Arditi që javën tjetër jemi në “Kënga Magjike” dhe ne ishim totalisht të panikuar”. Më thotë: “Harrova ta thoja, por më ka ndodhur e njëjta gjë” dhe pas gjysmë ore, më merr në telefon gazetarja dhe më thotë jeni te “Kënga Magjike” pas një jave”, tregon Xhesika Polo.
Klinti dhe Xhesika karrierën e tyre e nisën në ‘talent show’. Në “Kënga Magjike 2021”, ata prezantuan këngën “S’më vret”, një baladë kjo e cila u referohet lidhjeve që të lënë plagë në zemër dhe atyre toksike.