Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris

February 4, 2023 0

Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Distria ka arritur të na bëjë krenar duke fituar medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.

Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja e Kosovës u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Krasniqi u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

revista.one/